Ndërron jetë në Kanada në moshën 82-vjeçare shkrimtari ynë i njohur Agim Cerga. Agim Cerga vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Agim Cerga shkrimtar shqiptar, lindi në vitin 1934 dhe banonte prej kohësh në Kanada.

Ai ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri në 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “nëntori” etj.

Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej te cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosovë dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë. Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare; ndër to mund të përmenden: Çmimin e Parë për tregimin, “Ëndrra të varfra” marrë në konkursin e Fakultetit të Filologjisë; Çmimin e Parë për tregimin, “Mall” në konkursin kombëtar të ushtrisë; Çmimin e parë për novelën, “Borë e Pashkelur” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Era e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Vija e Ujit” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Ere e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per romanin, “Shtepia” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin “Oxhaku” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin, “Kur Vinte Pranvera” ne konkursin kombetar; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Vishnja Pikonte Gjak” dhene nga revista Shqiptarja e Re; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Kali im i dashur” dhene nga revista Pionieri; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Kush është heroi” dhene nga gazeta Drita; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Zeri” dhene nga revista Nentori; Cmimin e Dyte per dramen, “Fytyra e Nates, ne konkursin kombetar te drames; Cmimin e Dyte per dramen, “Fanitja” ne konkursin kombetar te drames. Ka marre 2 Urdhera Pune si edhe Urdherin Naim Frasheri te Klasit te Pare.

Është kritikuar rende per tregimin, “Endrra te varfra” nga kritiku Razi Brahimi si nje tregim dekadent ku nuk perfaqesoheshin idealet e rinise se kohes komuniste, por jepej me ngjyra pesimiste bota e mbrendeshme e personazhit. Është kritikuar rende novela, “Mengjesi i Larget” ne nje plenium te Lidhjes se Shkrimtareve nga kritiku Adriatik Kallulli dhe Bedri Dedja duke e konsideruar novelen si nje krijim me ngjyra te errëta dekadente dhe qe personazhi kryesor mblidhej ne boten e tij shpirterore duke renkuar nga nje dashuri e pafat, ne vend qe te jepej pasioni revolucionar (aq i kërkuar i kohës) dhe dashuria e tij per nxenesit si mesues.

Per novelen e lartpermendur, njeri nga recensentet shkruante, duke perseritur pothuajse te njejtat verejtje te pleniumit per letersine, madje, duke shkuar me tej dhe duke e cilesuar novelen te rrezikeshme po te botohej dhe per botimin e saj do te mbante pergjegjesi jo vetem autori, por edhe shtepia botuese. Megjithate, novela u botua dhe pati sukses nga lexuesi. Është kritikuar per tregimin, “Drite ne Fushe” si prishes i moralit te familjes socialiste. Per romanin, “Legjenda e Vadave” ka vuajtur mbi 2 vite para se ta botonte dhe është hequr nga cmimi i trete ne konkursin kombetar ne castet e fundit.

Gjithashtu mbas shume perpjekjesh ka mundur te botoje novelen, “Mjështër Danai” qe pengohej te botohej si liber nga shtepia botuese, “Naim Frasheri” me verejtje absurde. Kjo novelë u botua edhe në Francë.

/faxweb

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png