Në orën 01.00 pas mesnate të datës 12 tetor është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit, Feti Fanaj.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin.

Feti Fanaj ndërroi jetë në një moshë mjaft të re, vetëm 45-vjeç. I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me tríshtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta./faxweb/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re