Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv efektivi i Policisë Ilir Nerguti, vetëm 50 vjeç, i cili ishte infektuar nga Covid-19.

Dyshimet e para janë se ai është infektuar nga babai i tij Hysni Nerguti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Mësohet se Neguti ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh.

“Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionit në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti”, shkruan Valteri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re