Një i burgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Durrësit.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se bëhet fjalë për Dritan Zhurën, i cili ishte gjithashtu përdorues droge.
Zhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej një muaji ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.
Ndër të tjera mësohet se Zhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacionit “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.
