Ka ndërruar jetë nga Covid-19 farmacisti korçar, Romeo Zallemi. 85-vjeçari ishte infektuar me koronavirus 20 ditë më parë.

Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës teksa gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk ka mundur dot që të fitojë betejën me sëmundjen.

Farmacisti i ndjerë, prej më shumë se gjysëm shekulli ju shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve dhe bashkëqytetarëve të tij, për të cilët nuk u kursye deri çastet e fundit të jetës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re