Skip to content

Ndërron jetë nga Covidi 1 qytetar në Kosovë, shifrat e infektimeve mbeten në nivele të ulëta

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1 person, si dhe janë regjistruar 17 infektime të reja nga 1774 testime të kryera.

Njioftimi i plotë i IKSHPK:

12 Qershor 2021/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Në total numri i rasteve aktive është 531.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

 

/faxweb