Skip to content

Ndërron jetë nga plagët e luftës Abdelbaset Sarout, futbollist dhe simbol i rezistencës anti-Assad

1677dceff6cee5c10ea20bd218454665

Ka ndërruar jetë heroi dhe ikona e rezistencës ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, futbollisti Abdelbaset Sarout.

Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri tha se Sarout u plagos rëndë gjatë konflikteve të fundit, ku mëpas u transferua në një spital në Turqinë fqinje.

“Sarout vdiq dje,” tha Rami Abdurrahman, kreu i Observatorit, me seli në Londër.

Sarout, 27-vjeçar, ish-portier në dy përfaqsuese vendase, në kategoritë U-17 dhe U-20, në fillim të luftës në vend iu bashkua kryengritësve dhe u bë komandant në vendlindjen e tij në Hami.

Publiku e njeh Saorut si heroin kryesor në dokumentarin “Kthimi në Homs”, vlerësuar me çmime që nga viti 2013.