Ndërron jetë në QSUT një 82-vjeçar nga Kruja. Viktima me inicialet B.D ishte prej ditësh i intubuar dhe pasditen e sotme ka ndërruar jetë.

82-vjeçari, përveçse i prekur me Covid-19, vuante dhe nga sëmundje të tjera. Aktualisht në Krujë janë mbi 110 persona aktivë të prekur me Covid-19.

Me vdekjen e 82-vjeçarit shkon në 80 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend, dhe rasti i parë fatal në Krujë.

Sa i përket infektimeve, që javët e fundit njohin vetëm rritjen, Shqipëria ka 1183 raste aktive ku dominojnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re