Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare poeti dhe pedagogu Musa Vyshka.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë i biri përmes rrjeteve sociale.

Muska Vyshka, i lindur në Elbasan më 28 qershor 1942 u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë.

Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit ishte pedagog i Letërsisë. Ka ushtruar profesionin e gazetarit. 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”.

Më 1992 u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension. Themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996.

Më 2022-en ështe nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.

Varrimi do të bëhet të premten në orën 11:00, njoftojnë familjarët./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re