Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, ka ndërruar jetë në spitalin ku po trajtohej prej 2 javësh.
Zëdhënësi Roberto Cuillo, njoftoi ndarjen nga jeta të Sassoli-t në një spital në rajonin Aviano në verilindje të Italisë, nëpërmjet një postimit të bërë nga llogaria e tij Twitter.
Në një deklaratë të bërë më parë nga PE-ja ishte njoftuar se 65-vjeçari Sassoli ishte shtruar në spital për shkak të një shqetësimi serioz si shkak i dëmtimit në sistemin imunitar.
Trajtimi i Sassoli-t vazhdonte që nga 26 dhjetori dhe aktivitetet e tij zyrtare ishin anuluar.
Sassoli edhe më parë në muajin shtator u shtrua në spital për shkak të pneumonisë duke mos marrë pjesë edhe në takimet e nivelit të lartë si Samiti i BE-së.
Sassoli, si anëtar i PE-së u zgjodh për herë të parë në vitin 2009, ndërsa në vitin 2019 ai erdhi në detyrën e presidencës. Sassoli, nuk vendosi rikandidimin e tij në zgjedhjet për president të PE-së, takimi i të cilës do të mbahet me 17-20 janar në Strazburg.