Një 62-vjeçar, i cili punonte si roje në ambasadën e Malit të Zi në Tiranë ka humbur jetën.

 

Policia njofton se burri me iniciale E.M, dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re