Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital në qytetin e Pogradecit.

Sipas familjarëve, viktima është gjetur i rrëzuar në tokë dhe pa ndjenja rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja  e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re