Ka ndërruar jetë Stan Dragoti, regjizori i njohur shqiptaro-amerikan, që siç shkruan TCH, dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e Neë York-ut. Personazhi që u gatua në Hollyvood, vdiq në moshën 86-vjeçare. TCH i është referuar një shkrim të Ruben Avxhiu kushtuar kësaj figure, i cili ka shkruar:

“Regjizori i njohur shqiptaro-amerikan Stan Dragoti luajti dikur një rol të dorës së parë në ndryshimin e imazhit të New York City-t në botë. Gati 30 vjet më vonë ai është gati për një sipërmarrje të ngjashme: të ndryshojë imazhin e Shqipërisë, vendit nga i cili prindërit e tij emigruan për në SHBA.

Ky ishte edhe qëllimi i një vizitë të tij kohët e fundit në Shqipëri, gjatë së cilës u prit edhe nga kryeministri Berisha.

Dragoti ka bërë disa filma në Hollyëood, në vitet 60-70 kur ishte një nga yjet e kinematografisë amerikane, mirëpo, suksesi i madh në fushën e reklamave sidomos fushata “I love Neë York”, solli një zhvendosje të angazhimeve të tij, në një mënyrë që as e kishte parashikuar e as nuk e kishte dashur. Sot, i angazhuar maksimalisht në botën e reklamave, ai do që të bëjë diçka të veçantë për Shqipërinë. Një fushatë për t’ia transformuar imazhin ballë gjithë botës, e ndoshta në punë e sipër t’i rikthehet filmave edhe një herë tjetër.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe biseduan për një projekt që do transformonte mënyrën sesi përfytyrohet Shqipëria në botën e gjerë”, shkruan ndër të tjera Avxhiu, cituar nga TCH.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re