Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv efektivi i policisë Ilir Nerguti, vetëm 50 vjeç, i cili ishte infektuar nga Covid-19, raporton Faxweb.

Dyshimet e para janë se ai është infektuar nga babai i tij Hysni Nerguti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Mësohet se Neguti ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Hysen Nerguti babai

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti  i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh.

“Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionit në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti”, shkruan Valteri.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë.

Sakaq të ínfektuar me Covid-19 kanë rezultuar 132 raste persona, ndërkohë që janë kryer 817 testime.

Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 347 persona si pasojë e Covid-19

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re