Ditën e sotme është ndarë nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike në Mat, Nazmi Vata.

Lajmi është konfirmuar nga ish-kryeministri, Berisha i cili gjatë një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndierit.

Reagimi i Berishës:
Lamtumir miku i mire Nazmi Vata!
Te dashur miq, Dr Nazmi Vata njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Matit dhe veprimtaret e vendosur te saj, qeveritaret vendor me te dashur e respektuar per qytetaret, mjeku i perkushtuar ne fushen e stomatologjise, prindi shembullor, miku i çmuar mbylli syte pergjithmone.

Duke shprehur mirenjohjen e thelle per kontributin e tij dhe bashkepunimin dhe miqesine qe kemi patur, une ndaj dhimbjen dhe i shpreh familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Nazmiut te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin” shkruan Sali Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re