Ditën e sotme, me vendim qeverie është emëruar zëvendës ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pedagogu Oltion Rrumbullaku, i njohur për mbështetjen e dialogut mes studentëve dhe qeverisë gjatë protestës vitin e kaluar.

Pas emërimit të tij, ish-zëvendës ministri Taulant Muka, në një shkrim në rrjetet sociale ka publikuar një artikull të Rrumbullakut i cili është 100% kopje.

“Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetem nje artikull 100% kopje- nderron vetem valuten nga Dollar ne Lek!

Nga nje kerkim i shpejt, del se pjesa me e madhe e artikullit te z. Rrumbullaku te jete 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund te shihet ne fotot, eshte zevendesimi i Dollarit me Lek.”- shkruan ndër të tjera Muka.

Postimi i plotë

Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetem nje artikull 100% kopje- nderron vetem valuten nga Dollar ne Lek!

Ne databazen Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emeruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse eshte pedagog ne Universitetin e Tiranes, te kete vetem nje artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” te publikuar ne vitin 2010 ne revisten kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591
October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).

Nga nje kerkim i shpejt, del se pjesa me e madhe e artikullit te z. Rrumbullaku te jete 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund te shihet ne fotot, eshte zevendesimi i Dollarit me Lek. Per me teper, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione perfundimet nga nje tjeter botim te Markos Abraha Gebre-Egziabher ne nje Universitet te Etiopise

Si mundet kjo qeveri te vazhdoje te tallet me shqiptaret? Kjo politike eshte vrastare per arsimin, shkencen dhe te ardhmen e vendit!

Artikull i Oltion Rrumbullaku: https://scholar.google.com/scholar…

Libri “The modern Vat”: https://books.google.ch/books…

Libri i doktoratures se z. Egziabher https://opendocs.ids.ac.uk/…/Value%20Added%20Tax%20(VAT)%20…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re