Ndërruan jetë në një hotel në Qerret, dyshohet se u asfiksuan nga avulli i saunës, zbardhen identitetet e katër turistëve rusë (EMRAT)

qerreti3.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detaje të reja janë zbuluar ne mesnatën e së premtes në lidhje me ngjarjen e rëndë në një hotel në Qerret të Kavajës, ku ndërruan jetë 4 turistë rusë.

Burimet kanë konfirmuar për Fax News se katër shtetasit rusë, të cilët u gjendën të pajetë gjatë mbrëmjes quheshin Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Viktimat e gjetura në hotelin ne qerret dyshohet se janë dy cifte. Nga të dhënat rezulton se ata kishin hyrë në vendin tonë rreth një javë më parë.

Ndëkohë, lidhur me ngjarjen në fjalë, Fax News ka mëshar se për fatkeqësinë është vënë në dijeni edhe Ambasada Ruse në vendin tonë.

Pak më parë, reagoi edhe policia për ndodhinë, duke njoftuar se hetime kanë zbuluar që shtetasit rusë, të cilët tashmë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, dyshohet se janë asfiksuar në ambientet e saunës së hotelit ku ata po qëndronin dhe se kishin inicialet: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç. (Lexo këtu)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë