Dy shtetase ukrainase kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për shkak të mbidozës së ilaçeve me përmbajtje lëndësh narkotike.

Ata u gjetën mesditën e sotme (10 prill) nga shoqja e tyre, e cila më pas ka njoftuar autoritetet.

Mësohet se apartamenti në të cilin banonin, dy shtetaset e kishin marrë me qira ditore.

Po ashtu bëhet me dije, se Antonina Kozachenko, 25-vjeçe dhe  Anastasia Lopukhova 40-vjeçe kishin hyrë në Shqipëri në muajin maj.

LEXO EDHE: I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.

Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re