Pamje të forta janë publikuar nga Elazigu në Turqi, qyteti me dëmet më të mëdha nga tërmeti i mbrëmjes së të premtes, me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Pamje të kapura me dron tregojnë ndërtesa të rrënuara totalisht,
ndërsa me qindra pjesëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit vijojnë punën
me shpresën për të nxjerrë të gjallë personat e mbetur nën rrënoja.

Deri tani, të paktën sipas mediave turke, janë konfirmuar 22 persona kanë ndrruar jetë, ndërsa mbi një mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re