Policia në Durrës ka proceduar në gjendje të lirë shtatë persona për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se procedimi shtetasve T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak është bërë në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit, lumenjve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Keta shtetas njofton policia në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re