Skip to content

“Ndërtimet pa leje do shkatërrohen”/ Banorët e Thethit protestojnë: Kemi ndërtuar në tokën e të parëve

Banorët e fshatit turistik të Thethit kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hënë duke bllokuar kalimin në Qafë Thore. Shkak është paralajmërimi i marrë se fadromat e IMT do të zbarkojnë në këtë zonë për të prishur ndërtimet pa leje.

 

Banorët kundërshtojnë këtë vendim, duke nënvizuar se ndërtimet e tyre janë bërë mbi tokën e të parëve. Sipas tyre bëhet fjalë për ndërtime që i shërbejnë turizmit dhe zhvillimit ekonomik të zonës.

 

Ata kanë kërkuar që të pajisen me certifikata pronësie siç edhe pretendojnë se iu është premtuar prej kohësh nga qeveria.