Ministri Lleshaj ka vijuar turin e takimeve me përfaquesit e pushtetit lokal në zonat bregdetare të vendit.

Këtë të shtunë ai ka zhviluar një takim me Kryetarët e Bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol, deputët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT.

Objekt i diskutimeve në këtë takim ka qënë mbarëvajtja e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje dhe luftën antikanabis.

Ditët e fundit IKMT ka qënë e impenjuar bashkë me policinë e shtetit në prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vijën bregdetare ndërsa shkelesit kanë marrë gjoba të majme nga 1 deri në 2 milionë leke të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re