Banorë të Kuçovës janë mbledhur në një protestë paqësore në pistën e aviacionit të qytetit.

Ata nuk janë dakort në lidhje me çmimin e shpronësimeve të tokave të tyre, pasi shkresa që u ka mbërritur nga Ministria e Mbrojtjes u konfirmon se toka do t’u shpronësohet me 2 milion lekë dynymi.

Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë t’ju merren tokat me këtë çmim.

Ata deklarojnë se nuk do të largohen nga pronat e tyre dhe do të protestojnë jo vetëm në Kuçovë por edhe para Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Kuçovë, është planifikuar të ndërtohet një bazë ushtarake e NATO-s.

Janë në total 213 familje që preken nga projekti i ndërtimit të kësaj baze ushatarake./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re