Projekti për ndërtimin e bypasit të Radhimës ka sjellë reagimin e banorëve të radhimë-orikum të cilët ditën e sotme janë mbledhur dhe kanë marshuar në shenjë proteste për të ndaluar implementimin e këtij projekti.

Sipas banorëve, bypasi u tha që do të ndërtohej në rrugën ekzistuese. Duke shmangur shembjen e shtëpive dhe bizneseve të zonës. E për këtë ish-drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri u kishte premtuar banorëve.

Por sot, prezantimi i projektit është ndryshe, rruga pritet të kaloj aty ku sot ka shtëpi, hotele e biznese. Banorët të mbledhur sot, akuzojnë se ndryshimi i gjurmës së projektit po bëhet për 5ë tjetërsuar pronën dhe për të dëmtuar bizneset e zonës, me qëllim përfitimin e pronës së tyre.

Kryeplaku i fshatit Hyrjet Havaraj akuzon se po kërkojnë t’iu marrin pronat.

Të pranishëm në protestën e mbajtur sot në radhimë kanë qenë edhe administratori hotelesh, sipas Agim Begotaraj, drejtues vendor e qëndror gjatë fushatës elektorale u thanë banorëve tjetër gjë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re