28 shtator Këshilli i Ministrave miratoi fondin për shpronësimet e pronave që preken nga ndërtimi i parkimit të makinave pranë urës së vjetër të Goricës, bashkia Berat.

Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë 853 332 lekë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Berat.

Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re