Skip to content

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

balluk

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban.

Me Ballukun, ishte dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Balluku tha se kjo rrugë, është zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës. Kjo është rrugë që kalon në 3 krahina të rëndësishme, Përmet, Skrapar dhe Berat.”, theksoi ndër të tjera Balluku.