Përfundon restaurimi i rrugës Burrel-Klos, e cila prej 30 vitesh qëndronte në gjendje të mjeruar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë thekson se kjo rrugë ka lehtësuar barrën e banorëve të zonës të cilët kanë vuajtur për disa dekada në këtë aks skandaloz.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e rrugës Burrel-Klos, ku siç u zotuam, u vu dorë pas 30 vjetësh, e u lehtësua barra e rëndë e gjithë atij mileti, që për dekada hoqi picirrin në atë aks skandaloz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re