Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të disa qytetarëve që i kërkonin Ahmet Zogut në vitin 1930 të ndërtonte rrugën e Lumit të Vlorës.

Ai thotë se ndërtimin e kësaj rruge banorët e zonës e kërkuan për vite me radhë dhe morën premtime nga të gjithë, por vetëm qeveria e tij arriti që ta mbante premtimin.

“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.

Gjatë inspektimit të rrugës pak ditë më parë Rama tha se tashmë rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati të zbulojë një copë parajse të Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re