Sot, ne kete dite te shenuar per mbare shqiptarine, sipari i aktiviteteve ne perkujtim te “Eksod ’99”, u cel me nenshkrimin e marreveshjes me shoqaten “Jetimet e Ballkanit”, me president z. Halil Kastrati, per ndertimin e 20 shtepive ne Bashkine Kukes qe do te sherbejne per strehimin e familjeve me femije jetim e probleme te theksuara sociale.

Ndertimi i shtepive te para do te nise brenda muajit Prill dhe ky eshte nje lajm shume i mire.

Ne do te marrim pjese ne kete projekt mjaft te rendesishem permes bashkefinancimit e duke menduar se nuk do jene te vetmet projekte te fushes humanitare.

Kontributi i bizneseve te Kosoves per Bashkine Kukes eshte kthyer ne trend, gjithnje ne rritje.

Duke shprehur mirenjohjen time dhe te qytetareve te Kukesit per z. Halil Kastrati dhe shoqaten “Jetimet e Ballkanit”, dua te falenderoj edhe njehere ata biznesmene qe kontribuan ne ndertimin e cerdhes per femijet e lagjes 3, si dhe z. Arafat Abazaj per ndertimin e shkolles fillore, kopshtit dhe ambulances ne fshatin Bardhoc.

Topics
#Ndertimi i shtepive te para do te nise brenda muajit Prill

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re