E gjithë zona e gjirit të Lalzit dhe fshtarave përreth nuk do të vuajë më nga mungesa e enegjisë elektrike. Investimi i OSHEE-së u sherben banorëve por edhe pushuesve të cilët e frekuentojnë bregdetin. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se vemendja e qeverisë është fokusuar tek nxitja e investimeve me qëllim shtimin e numrit të turistëve.

 

Ndërsa administratori i operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela tha se nënstacioni është i pari investim në këtë zonë pas shumë vitesh.

 

“Faza e parë u kurorëzua me përfundimin e nënstacionit 110/20 kilovoltsh që është një investim tepër i rëndësishëm, kjo zonë nuk kishte parë asnjëherë investime të këtij niveli. Faza e dytë përfshinë shtrirjen e rrjetit që nis nga ky nënstacion, janë gjithsej 8 fidera dhe vlera e investimit shkon në 1 miliard lekë përsa i përket fiderave. Këtu jemi duke inspektuar punimet në 3 fiderat e parë që përfshinë zonën e plazhit të Gjirit të Lalëzit dhe pjesën e Manzës. Ky investim ka filluar në muajin prill dhe përfundon brenda muajit shtator”

 

Nënstacioni i ri do të furnizojë Plazhin e Gjirit të Lalëzit, Manzën, Ishmin por edhe Kepin e Rodonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re