Ndërtoi bustin e Enver Hoxhës dhe pas diktaturës së bashku me familjen u larguar drejt Italisë. Djali i piktorit Sali Shijaku, rrëfen në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus jetën post-diktature të piktorit të njohur.

 

“Në momentin që ne kemi qenë në grevën e urisë në vitin ’90 kur ishim studentë bashkë me vëllain tim, babai ishte deputet dhe sekretar i Kryesisë, ai kishte ndërtuar dhe monumentin e diktatorit. Në fillim do tu vendoste monumenti i Lirisë, ai që kemi aty, që është nëna Shqipëri, ishte një nga monumentet më të rëndësishëm që fitoi në konkursin që u bë në vitin 1985 dhe u bllokua si monument ky dhe u bë monumenti tjetër. Pastaj u kërkua nga shteti shqiptar, nga Sigurimi i Shtetit, që Sali Shijaku të rindërtonte sërish monumentin, por ai tha që rinia e hodhi, populli e hodhi dhe unë nuk mund të bëjë diçka në kundërshtim me popullin tim. Ne u nisëm, bashkë me nën, meqë e kishim nënën italiane dhe u pritëm nga shumë personalitete që e njihnin dhe kishin komunikim jo vetëm me babin tim por ishin dhe njerëzit e nënës. Nga Vatikani na spostuan në një kishë të vjetër që ishte në Savona të Italisë, ku atje sapo arritëm mblodhi babi të gjithë studentët e vetë, që ishin Artan Peqini dhe Ylli Plaka, kishte disa piktorë që ishin mbledhur gjithë bashkë dhe bëmë ekspozitën e parë bashkë”, kujton ai duke theksuar se kjo ekspozitë mahniti dhe vetë kritikët.

 

Ai thekson se veprat e të atit ndodhen ende në kishën e kësaj zone dhe thekson se bëhet fjalë për rreth 100 të tilla.

 

“Ndenjëm një periudhë të gjatë kohore sepse ne kishim gjithmonë dëshirë që ne të vinim dhe të qëndronim në shtëpi, por problemi ishte që duhej të rrinim e qëndronim sepse kur zë një vend pune aty fillon e integrohesh”, shton ai.

 

Ai shton se pikturat e Sali Shijakut në Itali shumë shpejt u bënë të famshme dhe elita kërkonte punimet e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re