TIRANE – Një 45-vjeçar ndërtues nga Tirana u zbulua nga strukturat e Hetimit të Krimeve se kishte ndërtuar pa leje në tokë publike në Borsh.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar shtetasin: Themistokli.D., 45 vjeç, banues në Tiranë.

U krye arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fshatin Borsh është konstatuar se ka kryer ndërtim të paligjshëm në tokë publike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re