Skip to content

Ndërtuan pa leje 12 lokale, beach bar/ E pësojnë 12 persona, nuk paguanin taksat dhe punonin pa kupona. Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë

sekuestrohen shazllonet ne himare

12 persona janë proceduar penalisht në zonën e quajtur Krorëz në Himarë.

Sipas komunikatës 12 të proceduarit zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar.

Policia thotë se ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.