Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për ndërtim pa leje. Sipas policisë i arrestuari kishte ngritur një objekt për qëllime biznesi, dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në zonat urbane, kryesisht brenda vijës së verdhë dhe në zona të mbrojtura, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve.

I arrestuari banues në Kukës, rezultoi se kishte ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve kompetente ndërsa një tjetër shtetas është proceduar penalisht, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në këtë fshat, një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko