Policia ka vënë në pranga nënë e bir në Sarandë, pasoi këta dy shtetas kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë.

Njoftimi i policisë:

Ksamil

Ndërtuan pa leje, një objekt, në zonën bregdetare të Ksamilit, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se disa shtetas po kryenin punime pa leje, në zonën bregdetare të Ksamilit, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasit S. Sh. dhe S. Sh. (nënë e bir), kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit S. Sh., 51 vjeç dhe S. Sh., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re