Skip to content

Ndërtuesi dhunon me shkelma gazetaren e Fax News, reagon Qendra Europiane për Liri të Medias: Faji i politikanëve! I portretizojnë si armiq të popullit

Jemi thellësisht të shqetësuar me sulmin brutal ndaj Besmira Demushaj. Disa ditë me herët është sulmuar edhe gazetarja Jonida Omeri.

Këto sulme ndodhin për shkak të gjuhës së ashpër të politikanëve që portretizojnë gazetarët si armiq të popullit dhe për shkak se krimet ndaj gazetarëve nuk zbulohen asnjëherë.

Ne jemi duke i dokumentuar këto shkelje në Mapping Media Freedom dhe do të alarmojmë partnerët ndërkombëtare. Një shtet që aspiron hyrjen në BE nuk guxon të lejojë dhe legjitimojë dhunën ndaj gazetarëve.

Flutura Kusari

Këshilltare Ligjore, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe Shtypi, Leipzig, Gjermani

/faxweb