Rreth 30 familje në Krujë janë përballur me një situatë të pazakontë ku ata edhe pse kanë blerë shtëpitë e tyre, nuk mund ti marrin ato.

Ata kanë protestuar te Agjencia Shtetërore e Kadastrës se nuk i marrin dot banesat për shkak se pronari i parë i pallatit ka shpallur falimentin duke ia dorëzuar pallatin një ndërtuesi tjetër.

Qytetarët shprehen se ata kanë paguar lekët teksa ka nisur ndërtimi i pallatit ndërsa pas shumë vitesh nuk po marrin dot shtëpitë e tyre.

Ndërtuesi i ri i pallatit nuk ua njeh shtepitë të cilat ata i kanë me dokumenta të rregullta. Ata kërkojnë të marrin hyrjen e tyre ose tu kthehen lekët.
Ata kanë firmosur te noteri, që është i njejti.

Deklaratat e banorëve:

“Jam emingrant në Itali, kam marr shtëpinë para b10 viteve, I kam letrat me të gjitha rregullat. Më vonë kam ikur në Itali dhe kur jam kthyer, nuk e dimë si iku ia mori një tjetër.

Më tha që do të merremi vesh, nuk na dha asnjë përgjigje. Mua më ka borxh, 82 mijë euro për një apartament. Në hyrjen time nuk ka për të hyrë kush. Nuk e di ca po bëjmë. I kemi paret me djersë”

“Edhe ne si të tjerët, jetojmë në itali, kena ble 2 apartamente 2010 nga 80 mijë euro për apartament, të pagume direkt, me kontrata e të gjitha. Tani dëgjojmë mbrapa, institucionet nuk na përkrahin, na mbyllin portën. Në fillim i njihte dokumentat, mbrapa kanë bërë gjëra të tjera, na kanë bërë letrat që objektin e ka marrë një tjetër.

Pronën time e shes vetëm unë, jo kush tjetër. Si e ke shit pronën time dhe i ke dhënë lekët ai tjetri? Vlere totale 160 mijë euro. Kemi ardhur këtu 100 herë.

Janë të gjithë të korruptuar, mos na lini ta zgjidhi punën vetë, nëse këta sna njohin kontratat ne do e zgjidhim vetë. Janë 30 familje që preken nga ky shqetësim. Goca e vet e di ca përgjigje, se kontratat kanë shkuar me babën e vet, nuk kanë vlefshmëri”

“Edhe unë kam të njëjtin shqetësim. Na thonë ti marrim lekët ndërtuesit. Se kur do fillojë projekti se dimë, ne të Lame erdhëm se ka bërë legalizmin e pallatit, ka qenë me leje ndërtimi, I ka bërë legalizmin këtij tjetri.

Ato euro që kemi dorëezu dhe të marrim shtëpinë, deri tani s’na kanë thënë gjë”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re