30 familje në Krujë kanë protestuar sërish sot pranë AKSH në lidhje me shtëpitë e tyre. Ata kanë blerë disa banesa në një pallat në Krujë, ku ndërtuesi i parë ka shpallur falimentin.

Ndërkohë ndërtuesi i dytë nuk ua njeh shtëpitë, të cilat ata i kanë me dokumente të rregullta.

Ata vijojnë të sorollaten teksa nuk po gjendet ende nje zgjidhje për banesat e tyre teksa akuzojnë se noterja ka bërë veprime të paligjshme, duke shitur shtëpitë.

“Cdo përgjigje që kemi marrë nga Lame janë të falsifikuara, sikur legalizimi është bërë më 9 maj, janë fallco. Më 24 janar ka bërë një kontrata te noteri. Sot arshivën e ka e bija dhe e bija po bën gjëra të paligjshme.

E ka përdorur gjithandej firmën. Kur e morëm vesh që ka dhënë legalizimin i jemi drejtuar Ramës. Me urdhër të Lames janë bërë shitje të paligjshme.

Më 9 qershor është bërë çlegalizimi.

Më 20 prill solli urdhërin që të anulohen pezullimet, e bija e noterit dhe pas urdhrit u bën shitje të paligjshme më 21 prill, me firmën e noteres, me 20 prill ka ardhur urdhri i pezulluar nga Lamja dhe më 21 prill noterja ka bërë shitje të paligjshme.

Pra brenda ditës, si ka mundësi kjo notere ti bëjë të gjitha brenda ditës.

Kjo notere të bëjë këtë padrejtësi është e paligjshme. Artan Lame po na ha pronat tona. A ka shtet a nuk ka?”- u shpreh një banore.

“Ne jemi pala kreditore e atij objekti, ai objekt është bërë me lekët tona. Ne para një jave bëmë një kërkese që ti kërkojë Artan Lames që të bëjë ndalimin e lejen se clegalizmit të objektit.

Përgjigje që më ka ardhur, 9.5.2021 dhe clegalizimi 9.6.2021 dhe duket se humbin gjurmët. Ne kemi probleme, e filljmë të noterja, kam bërë aplikimin te Ajtena Zela, pastaj noterja ia ka dhënë ndërtuesit të dyte.

Më 20 shtator 2021 kam bërë regjistrin dhe ai e mori legalizimin në dhejtor 2021. Unë kam bërë një denoncim Ajtena Zelës dhe kam shkuar në ministri dhe cdo gjë vjen nga kupola.

Cfarë bëri Artan Lame, pas urdhrit të tij u bën veprime të paligjshme nga noterja?”– u shpreh një tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re