Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin e 30 familjeve në Krujë, që nuk mund të marrin shtëpitë e tyre, për të cilat kanë paguar edhe lekët, kjo për shkak se ndërtuesi i parë shpalli falimentin dhe ndërtuesi i ri nuk ua njeh pronat e tyre.

Eglantina Frroku përgjegjëse e sektorit tekniko ligjor pranë AKSH tha se është ka nisur procedurat për të anuluar legalizimin e pallatit, në emër të ndërtuesit të dytë, pasi ishte e pabazuar në ligj.

Pas anulimit të lejes, ndërtuesi i dytë ka depozituar një padi në gjykatë për të hedhur poshtë vendimin e AKSH, dhe ai e ka fituar në gjykatën Administrative. Më pas AKSH e ka ankimuar vendimin në Apel.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhe me banesat e qytetarëve, të cilat ata i kanë të rregullta dhe kaë paguar lekët që në nisje të pallatit.

“Në 2020 është miratuar një leje legalizimi, është ngritur grupi i kontrollit dhe nga procedurat e pa bazuar në ligj, prandaj kjo leje të anulohej, ASHK Kruje ka shfuqizuar lejen e legalizimit.

Ndërtuesi i parë ka ngritur një kontratë shitblerje, ai e ka shitur këtë akt.

Është anuluar leja e legalizimit, ndërtuesi ka depozituar një padi në gjykatë anulimin e urdhërit që ka anuluar vendimin për lejen. E kemi ankimuar këtë vendim dhe po shqyrtohet ne gjykatën e Apelit.

Në gjykatën e parë është pranuar kërkesa e ndërtuesit të parë, duke qënë se është pranuar kërkesa e tyre, e kemi ankimuar vendimin në Apel.

Në këto momente asnjë organ tjetër nuk mund të shprehet.

Janë marrë masa për kadastrën e Krujës, është larguar drejtori i drejtorisë së AKSH Krujë”- u shpreh ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re