Shoqata e ndërtuesve ka ripërsëritur kërkesat e saj drejtuar qeverisë, lidhur me rishikimin e barrës së taksave që rëndon këtë sektor. Ilir Hobovija drejtor i shoqatës  i ftuar në E-ZONE, tha së janë 3 kërkesa kryesore që i janë drejtuar qeverisë.

 

Ne kërkojmë që barra e taksave të jetë e njëtrajtshme për çdo sektor. Nuk mund të pagujanë vetëm ndërtuesit 3 % të sipërfaqeës së ndërtimit për shtresat në nevojë, ku kjo duhet të jetë detyrim i qeverisë dhe biznesit. Nga ana tjetër taksa më e paligjshme është ajo e depozitimit të dherave në landfilldin e Sharrës e cila ka rritur kostot. Ndërsa taksa me ndikim edhe më të madhe është ajo e ndikimit në infrastrukturë, e cila është 10 fishuar në vitet e fundit. Në një metër katror në tiranë që kushton 1500 euro, gati 500 euro janë taska që në finale paguhen nga qytetari- u shpreh Hebovija.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re