Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për kostot që rëndojnë mbi sektorin.

 

Në mbledhjën e asamblesë që u zhvillua këtë të enjte, fokusi kryesor ishte te barra e taksave që paguajnë kompanitë si dhe arbitrariteti I administratës publike.

 

Për këtë arsye, disa grupe pune do të ngrihen për të kundërshtuar disa nga problematikat, ku një prej tyre është monopoli i taksës së dherave që paguajnë ndërrtuesit

 

Një tjetër shqetësim është edhe taksa prej 3% që paguan ky sektor për shtresat në nëvojë. Kjo taksë konsiderohet antikushtetuese, pasi nuk paguhet nga të gjithë bizneset, dhe mbi të gjitha nuk ka një transparencë të parave që përdoren nga ky fond.

 

Cdo kompani paguan taksë prone dhe cdo detyrim tjetër që përfshihet në një banese edhe për ato apartamente që kanë mbetur stok.

 

Ndaj kjo do të jetë nje tjetër cështje për të cilën ndërtuesit do të kërkojnë rishikim të saj.

 

Taksa e infrastruktrurës e dhjetefishuar është një tjetër kosto që rëndon sektorin, I cili kërkon zgjidhje.

 

Të gjitha këto shqetësime do të adresohen pasi kanë rritur çmimet finale në treg, një fakt ky i cili mund të shoqërohet me tkurrje të kërkesës për blerje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re