Aktivisti Dhimitër Koleci ka qenë i ftuar në një lidhje direkte për Fax Neës ditën e sotme për të denoncuar ndërtimin e HEC-eve në parkun e Lurës.

Aktivisti e quan katastrofë gjendjen në Parkun e Lurës, ku sipas tij po ndërtohen pa kriter shumë HEC-e, në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në kundërshtim me çdo normë njerëzore.

Ai më tej paralajmëron një protestë në ditët në vijim, duke i bërë thirrje banorëve që të ngrihen dhe të shkatërrojnë këto HEC-e.

“Ishim nisur për në Parkun Kombëtar. Rruga për të shkuar në Gjall-Zoçaj u ndërpre. U ngjitëm në parkun e Lurës, dhe në çdo kilometër kishte beton, hekura dhe tuba. Gjendja në parkun e Lurës është në katastrofë mjedisore. Ata që ndërtojnë HEC-e janë në tavolinën me Edi Ramën, Lulzim Bashën, kryetarin e bashkisë ketu. Babëzia nuk ka të ndalur. Parku kombëtar janë njëmijë hektarë që duan t’i nxjerrin nga parku kombëtar sepse duan të ndërtojnë HEC-e. Ne do vazhdojmë të denoncojmë këto akte. Së shpejti do të kemi një protestë shumë shpejt. Do vazhdojmë të ndjekim anën ligjore. Janë të paligjshëm në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkomëbtare, si dhe me normat njerëzore. Lura është shumë e pasur me burime njerëzore. Është bërë masakër e vërtetë. Nuk janë njerëz të thjeshtë ata që po ndërtojnë. Janë ata të ulur në ministri, parlament . HEC-et nuk i bëjnë qytetarët e thjeshtë. Vetëm në parkun e Lurës janë 10 HEC-e. Njerëzit të sensibilizohen dhe të ngrihen. T’i zhdukim HEC-et”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re