Shoqata e ndërtuesve të Shqipërise ka reaguar pas tërmetit të 26 nëntorit, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin për të gjithë personat e prekur  nga kjo tragjedi.

Ndërtuesit konstatojnë se pavarësisht forcës shkatërrimtare të tërmetit ndërtimet e bëra pas vitit 1990 i rezistuan lëkundjeve.

Në asnjë rast strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar, por ka patur vetëm dëme në muret e brendshme dhe rifiniturat plotësuese.

Nisur nga ky konstatim, shoqata e ndërtuesve  mendon se është domosdoshmeri hartimi i normave teknike që aktualisht mungojne në kushtet e veprimeve sizmike.

Ndërtuesit janë të mendimit se është imediate të plotesohet legjislacioni dhe të krijohen struktura të posaçme per kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për ndërtimet private mungon.

Shoqata e ndërtuesve perfundon reagimin e saj duke thënë se shprehet e gatshme që së bashku me qeverinë dhe parlamentin të ofroje asistencen e saj per ndryshimet ligjore për të patur më shume ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko