Skip to content

Ndeshja Greqi- Serbi / FSHF me sytë nga Jurgen Klop

jurgen klopp 1200x798 1 768x511 1


 

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë këtë të premte listën e tij të parë sa i përket ndeshjeve të Ligës së Kombeve që kuqezinjtë zhvillojnë në fund të shtatorit dhe në fillimin muajit tetor.

Janë katër ndeshje ndaj pritet që të jetë një listë më e zgjeruar, me shumë alternativa në dispozicion të trajnerit i cili njëkohësisht do të ketë mundësinë që të bëjë edhe eksperimente në këto ndeshje me objektiv kualifikueset e Euro 2028.

Por paralelisht me listën e kuqezinjve, në FSHF do ta kenë vëmendjen edhe te një listë tjetër që do të bëhet publike në këtë mesjavë. Mediat gjermane raportojnë se trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klop, do të grumbullojë shumë lojtarë për katër ndeshjet e tij në Ligën e Kombeve.

Në këto lista mund të ketë shumë debutues me ekipin A të Gjermanisë dhe e gjithë vëmendja shqiptare është padyshim te Brajan Gruda, i cili mbetet një lojtar në radarët e kuqezinjve. Forma që ka shfaqur ai te Lajpcigu, mund ta bëjë kandidat për ekipin A të Gjermanisë për këto ndeshje, ku ekipi i drejtuar nga Klop do të përballet me Holandën, Greqinë (2 herë) dhe Serbinë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fe ardhmja e shqiperise fshf me syte nga jurgen klop per ndeshjet ndaj greqise e serbise%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebAktivizimi i Grudës me Gjermaninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, do të mbyllte përfundimisht kapitullin kuqezi për të, ndaj pritet me shumë kureshtje të mësohet nëse ai do të jetë pjesë e grupit nën urdhrat e Klop dhe nëse do të zbresë në fushën e lojës.