Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” nuk do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi sot pritet një festë e madhe, që do të zgjasë deri në mesnatë.

 

Për këtë festë, FSHF ka bërë të ditur axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadium.

 

Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin.

 

Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40, do të ketë një festë me fishekzjarrë. 10 minuta më pas, në orën 22:50, do të prezantohet një klip për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.

 

Në orën 23:00, do të këndojë këngëtarja e famshme Juliana Pasha. Në orën 23:20, kombëtarja shqiptare do të futet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët dhe në orën 00:00, do të ketë përsëri fishekzjarrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re