“Te pastrojmë Shqipërinë qe duam” është operacioni qe nuk ka nje date dhe dite te fundit. Per ministrin e mjedisit Blendi Klosi, pastërtia është domosdoshmëri e kohës.
 
E gjithë ndotja e këtyre viteve ka zbritur ne bregdet. Ndaj puna me e madhe për largimin e mbeturinave është përqendruar ne zonat bregdetare. Me fillimin e sezonit turistik është përgjegjësi e bashkive dhe bizneseve pranë zonave bregdetare te mbajnë hapësirat e pastra. Ne te kundërt, do te përballen me penalizimet qe shkojnë deri ne mbylljen e aktiviteti.
 
Nga plazhi i Spillese, ministri kërkoi bashkëpunimin e pushtetit lokal, qe ne 2020 te arrihet sfida qe Shqipëria te jete vendi me i pastër ne rajon.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re