Skip to content

Ndëshkim për ata që nuk vetëkarantinohen kur vijnë nga zonat me koronavirus

rama5

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjithë ata që kthehen nga zonat e prekura me koronavirus dhe nuk vetëkarantinohen. Rama tha në mbledhjen e qeverisë se këto masa duhet të merren për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

 

“Duhet vetëkanrantimimi i personave që vijnë nga zonat e kuqe, Vetëkarantimi gjendet edhe në ligjin tonë aktual të Republikës së Shqipërisë. Shoqërohet me masë administrative për thyerjen e këtij rregulli. Çdo individ duhet të kuptojë se ka një rol në këtë përballje. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe. Pas rasteve të konfirmuara mjediset e përgatitur më parë për karantinë janë në dispozicion. Dhomat e izolimit janë funksionale dhe është punuar për stokun e materialeve.”

 

Shkollat, fluturimet me Italinë e Veriut, aktivitetet kultuore, sportive, tubimet janë të pezulluara deri më 3 mars. Masat u morën pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.