Opozita vijon betejën e saj në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve me pretendimet për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Durrës dhe Shkodër.

Pikërisht në këto dy qarqe kanë bërë fushatë dy individë që janë pjesë e “listës së zezë” amerikane, Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

Të dy u akuzuan nga PD si të lidhur me krimin, por çuditërisht këtë të hënë fjalët “non grata” apo “listë e zezë” nuk u përmend asnjëherë.

“Drejtuesi faktik i fushatës së PS në Durrës ishte ish-kryetari i bashkisë Vangjush Dako i njohur për rekorde të tmerrshme korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.

Shtetasi Tom Doshi i njohur dhe i skeduar për raste madhore korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar, ishte në Shkodër”, u shpreh përfaqësuesi i PD, Logu.

Por, çfarë ka ndodhur që u “harrua” përfshirja e tyre në “listën e zezë” amerikanë, ndërkohë që gjatë gjithë fushatës, vetëm këtë përmendin?

Janë të kompleksuar nga fakti se tashmë “non grata” dhe pjesë e “listës së zezë” amerikanë është edhe Sali Berisha dhe familja e tij, apo Lulzim Basha ka dhënë urdhër që të mos përmenden këtë fjalë nga PD, në mënyrë që të mos lëndohet mentori i tij Sali Berisha?

Kjo mbetët enigmë, por fakt është se tashmë fjalët “non grata” dhe “listë e zezë” shkaktojnë alergji në ambientet e PD-së.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re