Abuzimet ne sektorin e energjisë nuk ndalen. Kompania e shpërndarjes OSHEE, beri te ditur se ka kryer 1700 kontrolle vetëm ne Tirane dhe ka dërguar per ndjekje penale 18 abonentë.
 
Sipas te dhënave, këta qytetare qe perfaqesojne kryesisht biznese, kishin shkelur ligjin duke vjedhur energjinë elektrike përmes lidhjeve te dyfishta.
 
Drejtues te OSHEE thonë se kontrollet do te vijojnë per te ndëshkuar abuzuesit, ndaj dhe kompania i bën thirrje abonentëve te mos abuzojnë, pasi herët apo vone shkeljet e tyre do te evidentohen dhe do te penalizohen.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re