21 gusht Përveç motit të nxehtë që rrezikon ndezjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, problem i vazhdueshëm janë edhe personat e papërgjegjshëm që vënë zjarre qëllimisht.

Kjo ka ndodhur në Berat ku dje dy persona kanë ndezur një zjarr në malin “Partizan”, siç shihet edhe në disa pamje të publikuara nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri është neutralizuar dhe nuk shkaktoi dëme materiale dhe në mjedis. Pas lajmërimit për këtë vatër zjarri u angazhuan 3 zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës duke bërë të mundur neutralizimin e tij, pasi rrezikonte një nga kurorat më të rëndësishme te qytetit të Beratit.

“Punonjësit e palodhur të shërbimit të zjarrfikëses vendosën situatën në kontrolle në kohë rekord dhe do jenë gjithmonë aty për të parandaluar çdo situatë zjarri përfshi edhe kur shkelës ligji si në këtë rast përbuzin mundin dhe djersën e tyre”, tha Demo.

Bashkia e Beratit kallëzoi në polici personat që vunë qëllimisht zjarrin dhe po punohet për verifikimin e tyre.

Berati është ndër bashkitë në vend që nuk ka hasur probleme me zjarrin këtë verë dhe në vitet e fundit si pasojë e investimeve domethënëse në mjete moderne dhe personel të kualifikuar. Qyteti i ka rezistuar edhe zjarrvënësve të qëllimtë si këta në video falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore.

Zjarrvënia me qëllim është e dënueshme nga kodi penal nga 10 deri në 20 vjet burg në qoftë shkakton dëme serioze në mjedis dhe pronë.

#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr8.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_5 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/08/zjarr6.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

/k.s/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re